Botë
Austri, Kurz fiton zgjedhjet parlamentare
30.09.2019 11:29
Populistët e ish-kancelarit austriak, Sebastian Kurz, fituan bindshëm sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare....

Partia OEVP e Kurz, fitoi 37,1% të votave, ndërkohë që e djathta ekstreme ra ndjeshëm. SPOE ndodhet në vendin e dytë me 22,5%, përpara nacionalistëve të FPOE-së me 16,7%, që ndiejnë kështu skandalin e Ibizas.
“Ishim të bindur që do të merrnim këtë rezultat të mrekullueshëm, por këto përfundime nuk i prisnim’’,- deklaroi Kurz. “Zakonisht nuk më mungojnë fjalët, por sot jam shumë pranë’’,- bëri shaka ai. “Do të bëjmë më të mirën për këtë vend të bukur’’,- theksoi më pas ai.
