Botë
Indi, 100 të vdekur nga përmbytjet
30.09.2019 11:47
Më shumë se 100 njerëz kanë vdekur për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat...

Më shumë se 100 njerëz kanë vdekur për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e dendur në shtetet indiane të Uttar Pradesh dhe Bihar, thanë zyrtarët.
Nga zonat e prekura, kanë dalë imazhe dramatike të ndikimit të ujit nga përmbytja në jetën urbane. Trafiku hekurudhor, lëvizja e automjeteve, shërbimet e kujdesit shëndetësor, shkollat dhe furnizimi me energji elektrike, janë ndërprerë në të dy shtetet, thanë zyrtarët.
Një raport i qeverisë Uttar Pradesh, tha se 93 njerëz kanë vdekur që nga e enjtja. Sipas autoritetit shtetëror të menaxhimit të katastrofave, numri i të vdekurve në Bihar ka shkuar në 29.
