Futboll
Starton faza në grupe e UEFA Champions League. Reali nise me Bazelin ne shtepi, kurse derbi luhet ne Dortmund mes Borusise dhe Arsenalit.
16.09.2014 10:03
Rikthehet sonte champions ligue , gara ku vetëm skuadrat më elitë të futbollit evropian sfidojnë njëra tjetrën, për të arritur lavdinë e për të shkruar historinë në majin e vitit të ardhshëm.32 skuadra nga vende të ndryshme të Evropës e të sistemuara në tetë grupe do të vazhdojnë të na dhurojnë emocionet e veçanta që ka kjo garë, e ku nuk mungojnë edhe shqiptarët, të cilët janë në numër më të madh s’e kurrë.Pas përfundimit të pritjes 12-vjeçare për trofeun e dhjetë të kampionit të Evropës, pakkush do të kishte imagjinuar se Real Madrid do të fillojë mbrojtjen e titullit në Ligën e Kampio

Rikthehet sonte champions ligue , gara ku vetëm skuadrat më elitë të futbollit evropian sfidojnë njëra tjetrën, për të arritur lavdinë e për të shkruar historinë në majin e vitit të ardhshëm.32 skuadra nga vende të ndryshme të Evropës e të sistemuara në tetë grupe do të vazhdojnë të na dhurojnë emocionet e veçanta që ka kjo garë, e ku nuk mungojnë edhe shqiptarët, të cilët janë në numër më të madh s’e kurrë.Pas përfundimit të pritjes 12-vjeçare për trofeun e dhjetë të kampionit të Evropës, pakkush do të kishte imagjinuar se Real Madrid do të fillojë mbrojtjen e titullit në Ligën e Kampionëve në një gjendje krize.
Los Blancos kanë nevojë për reagim të fuqishëm kundër kampionit të Zvicrës, Basel, sonte në Santiago Bernabeu pasi Atletico ua shkaktoi humbjen e dytë të njëpasnjëshme në La Ligë.Trajneri Carlo Ancelotti është ankuar se skuadra e tij ende nuk e ka gjetur balancën e duhur pas shitjes së dyshes Angel Di Maria dhe Xabi Alonso.
Por, kapiteni Iker Casillas ka përfunduar në qendër të kritikave pasi pranoi golin e tretë në dy ndeshje nga një ndërprerje. Toni Kroos dhe James Rodriguez debutojnë në Ligën e Kampionëve me Realin. Kurse, Basel do të ketë kujtime të këqija nga Spanja pas humbjes nga Valencia në çerekfinalen e edicionit të shkuar të Europa League. Në ndeshjen tjetër të Grupit B, Liverpool, i rikthyer në Ligën e Kampionëve, pret Ludogorets Razgrad në Anfield.
Në Grupin A, Juventus është nikoqir i Malmos, në tentim për të nisur mbarë aventurën e sivjetme në garën elite të klubeve evropiane pas eliminimit në rrethin e parë të garës, një stinor më parë. Kurse, Atletico Madrid është mysafir i Olympiakosit.
Benfica ndeshet me Zenit St Petersburgun, kurse Monaco – në krizë të thellë të rezultateve në Ligue 1 me vetëm katër pikë në pesë xhiro – do të luajë kundër Bayer Leverkusenit.Kryendeshja e dueleve zhvillohet në Dortmund ku Borussia është nikoqire e Arsenalit, në kuadër të Grupit D.
Pas ballafaqimeve në edicionin e shkuar të garës, Dortmund takohet sërish me Arsenalin, në ballafaqim i cili premton spektakël. Në ballafaqimin tjetër në kuadër të Grupit D, Anderlechti i drejtuar nga Besnik Hasi, do të luajë në udhëtim te Galatasaray me shprese per rezu;tat poztiv ku te gallatasaraji pritet te aktivizohet blerja me e re Blerim Xhemaili.
Grupi A
20:45 Juventus - Malme
20:45 Olympiakos - Atletiko M
Grupi B
20:45 Liverpul - Ludogorets
20:45 Real Madrid - Basel
Grupi C
20:45 Benfika - Zenit
20:45 Monako - Leverkusen
Grupi D
20:45 Dortmund - Arsenal
20:45 Galatasaraj - Anderleht
