Aceski: Sistemi arsimor, i dobët dhe i korruptuar

30.09.2019 17:10

Sistemi arsimor po shkatërrohet dhe një sistem i dobët arsimor e dëmton shtetin....

Sistemi arsimor po shkatërrohet dhe një sistem i dobët arsimor e dëmton shtetin. Kështu vlerëson profesori i Fakultetit filozofik pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, Ilija Aceski.

Në promovimin e tij kushtuar zhvillimeve në USHCM, Aceski pranon se në arsim është i pranishëm edhe korrupsioni. Megjithatë, akuzon sistemin që, sipas tij, i ktheu universitetet në vende pa cilësi.

“Në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” publikohen pak punime cilësore. Kjo po zgjat një kohë të gjatë përkatësisht që nga periudha kur filluam ta aplikojmë sistemin e Bolonjës, kur u shndërruam në masë të madhe në institucion që u përfshi në partneritetin publiko-privat me shtetin. Shteti na la, thotë se ju jeni autonom. Ne mendojmë se nëse shteti nuk përzihet do të jemi ata që jemi, por u shndërruam në universitet ku pak mësohet”,- deklaroi profesori në UShKM, Ilija Aceski.

Sipas tij, reformat po vonohen e kjo i kthen universitetet e vendit në jokonkurrente krahasuar me universitetet botërore. (Gyltene Sinani, TVM2)