Informacionet e klasifikuara të NATO-s, Sheqerinska: Punohet për mbrojtjen e tyre
Komisioni parlamentar për mbrojtje dhe siguri i dha dritë jeshile propozim ligjit për informata të klasifikuara....

Komisioni parlamentar për mbrojtje dhe siguri i dha dritë jeshile propozim ligjit për informata të klasifikuara, me theks të veçantë të dokumenteve të klasifikuara që vendi do të marrë nga NATO.
Ministrja e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, tha se me projekt ligjin sigurohen të gjitha parakushtet për mbrojtjen e informacioneve të klasifikuara dhe po ulet numri i personave që do të marrin certifikatë për qasje në ato informacione. Kjo është kërkesë e NATO-s për të krijuar besim të ndërsjellë.
“Qasje në dokumente të certifikuara të NATO-s duhet të kenë vetëm ata persona që kanë nevojë në procesin e punës. Shumë institucioneve po përpilojnë lista të personave, pasi NATO konsideron se ky mund të jetë rreziku më i madh, për shkak të të cilit mund që mos të na japin dokumentet e NATO-s. Nëse krijohet përshtypje se ato dokumente mund të dalin nga institucionet tona, atëherë kjo mund të ndikojë në procesin e anëtarësimit dhe të mos kemi qasje në ato informacione”,- tha ministrja e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska.
Dimitriev: certifikata, jo për personat me dy shtetësi
VMRO-DPMNE kundërshton emërimin e zëvendësdrejtorit në Drejtorinë për Siguri të Informacione të Klasifikuara. Kërkon që afati i dhënies së certifikatave për qasje në sekrete shtetërore të jetë në përputhje sipas nevojës, ndërkaq certifikata të mos marrin oficerët që kanë dy shtetësi.
“Njerëz të cilët dëshirojnë të menaxhojnë me informacione të klasifikuara nuk mund të kenë edhe dy shtetësi. Të gjithë e dimë se si nxirret një dyshtetësi, gjithçka që nevojitet, deklaratë, pajtueshmëri ndaj shtetit tjetër ku e kërkoni shtetësinë dhe njëkohësisht edhe shteti amë t’iu dalë para me besueshmëri më të lartë dhe t’iu japë mundësinë që të operoni me informacione të klasifikuara të karakterit më të lartë”,- theksoi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Emil Dimitriev.
Shumica parlamentare siguron se qasje në informacionet e klasifikuara do të kenë vetëm personat shtetas vetëm të Maqedonisë së Veriut. Në përpilimin e propozim ligjit janë bërë krahasime me 12 shtete anëtare të Aleancës së Veriut. (Meral Ismaili, TVM2)
