Futboll

Adnan Januzaj ka shënuar hat-trick për ekipin U21 të Manchester United që mposhti Sunderlandin me rezultat 4-0 gjatë të hënës.

16.09.2014 10:21

Për Djajtë e Kuq po ashtu luajti edhe përforcimi i verës, Luke Shaw...

Warren Joyce emëroi një ekip të fuqishëm për ndeshjen e zhvilluar në Old Trafford, me Januzaj, Shaw dhe Anderson që filluan dhe me Louis van Gaal që i ndoqi ata nga tribunat.
 
Januzaj ishte ylli i mbrëmjes, duke filluar serinë e gola pas 19-minutash. Andreas Pereira, shënoi të dytin tre minuta më vonë me Januzaj që shënoi edhe golin e dytë të tij dhe të tretin në ndeshje pas pesë minutash tjera.
 
Mesfushori shqiptar më pas kompletoi hat-trickun në minutën e 83-të.