Akuzat e Verushevskit për modifikim të “bombave”, Zaev: Pretendimi lidhet me zhgënjimin nga PSP

30.09.2019 18:20

Asnjë nga të akuzuarit në asnjërin rast të PSP-së nuk i konteston “bombat”....

Asnjë nga të akuzuarit në asnjërin rast të PSP-së nuk i konteston “bombat” apo autenticitetin e tyre, madje vërtetësinë e tyre e ka konfirmuar edhe forenzika. Kështu ka theksuar kryeministri, Zoran Zaev, i cili deklaratën e kreut të DSK-së, Zoran Verushevski, e ndërlidh me dëshpërimin e dikujt që ka futur PSP-në në “Zhvatja”.

Zaev pret që në seancën e radhës në rastin “Target-Fortesa” të pastrohen të gjitha dilemat, kurse bëri thirrje që proceset të vijojnë të rrjedhin ashtu siç duhet.

“Është e vërtetë se materialet i janë dhënë z. Verushevski, siç tha Xvonko Kostovski dhe Gjorgji Lazarevski, por ata formalo-juridikisht i janë dorëzuar LSDM-së, ndërsa janë pranuar përmes z. Verushevskit, e unë atëherë kam qenë lider i LSDM-së. Por, unë jam i zhgënjyer nga dikush që e ka keqpërdorur PSP-në në rastin “Zhvatja”, u paraqit “El Çeka”, u paraqit nuk e di çfarë, kjo e tregon pjesën e modifikimit dhe komprometimit të vetë materialeve”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.

Ligji për Prokurorinë Publike, Zaev: Jam i gatshëm për takim liderësh

I pyetur për mundësinë e një takimi të ri liderësh për Ligjin e Prokurorisë Publike, Zaev u shpreh i gatshëm për t’u ulur sërish në masë me kreun opozitar, por nëse grupet e punës kanë arritur të përfarojnë qëndrimet.

“Nëse ka nevojë, nëse grupet e punës arrijnë deri në atë nivel, unë jam i gatshëm që të ulemi sërish në takim liderësh. Edhe njëherë e potencoj se vendet anëtare të BE-së, veçmas ato të cilët syçelë i ndjekin lëndët e PSP-së si dhe të ardhmen e saj, vërtetojnë se është mirë që është e garantuar e ardhmja e lëndëve. Me rëndësi është të sillet ligj që të mund edhe më shumë të garantojmë të ardhmen e vetë lëndëve. Më mirë është të ketë të ardhme të garantuar të lëndëve tani se sa përmes ligjit ajo e ardhme të ndërtohet”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.

Zaev sërish përcolli porosi deri te grupet e punës si nga pushteti dhe opozita të bëjnë hapa konkretë për të arritur marrëveshje që të sillet ligji. (Zekirja Mexhiti, TVM2)