Botë
Tajvan, ura rrëzohet mbi anije, lëndohen disa persona
01.10.2019 09:31
Një urë e lartë në Tajvan është rrëzuar mbi disa anije, me çrrastë janë lënduar disa persona....

Raportohet se ura ka qenë e gjatë 140 metra dhe ka rënë mbi disa anije të cilat në momentin e fatkeqësisë kanë qëlluar ndër urë. Akoma nuk ka informata për viktima, ndërkohë që ekipet e shpëtimit deri tani kanë arritur të shpëtojnë 7 persona. Autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë e viktimave sepse shumë persona për momentin raportohen si të zhdukur.
