Agjencia e re për siguri kombëtare, Spasovski: 50 persona paraqesin rrezik për sigurinë
Rreth 50 persona nga ish Drejtoria për siguri dhe kundërzbulim...

Rreth 50 persona nga ish Drejtoria për siguri dhe kundërzbulim është vërtetuar se përbëjnë rrezik në shërbimet e sigurisë dhe këta persona patjetër duhet të lëshojnë MPB-në. Këtë e deklaroi numri një i policisë, Oliver Spasovski, i cili shtoi se zgjidhja për këta persona është shpërndarja nëpër institucione tjera shtetërore, ndërsa të punësuarit tjerë në DSK, të cilët nuk kanë konkurruar në agjencinë e re, do të mbesin në MPB.
“Këtu kemi të bëjmë me dy lloje të ish të punësuarve në DSK, një pjesë të cilët nuk kanë konkurruar aspak në agjencinë e re dhe një pjesë të cilët kanë aplikuar dhe nuk kanë kaluar procesin e vettingut, për këta të fundit të cilët përbëjnë rrezik për sigurinë, do të duhet ta lëshojnë MPB-në, do të shpërndahen nëpër të gjitha institucionet tjera shtetërore”,- tha ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski.
Nga dëshmitë në rastin “Target-Fortesa”, personat të cilët kanë zbuluar dhe kanë nxjerrë materiale të përgjuara nga DSK-ja, vetëm Zvonko Kostovski ka aplikuar në agjencinë e re dhe është pranuar, ndërsa Gjorgji Lazarevski fare nuk ka aplikuar dhe do të mbetet në MPB.
Dimkov: Dorëheqje nga Komisioni për punëtorët në ASK
Për anëtarët e rinj të Agjencisë për Siguri Kombëtare, opozitarja VMRO fajësoi pushtetin për përzgjedhje jashtë standardeve të anëtarëve të rinj të cilët do të shërbejnë në Agjencinë e sapoformuar. Anëtari i Komisionit për seleksionim, Trajço Dimkov, nëpërmjet një njoftimi, bën të ditur se deri te kryeministri, Zoran Zaev, ka parashtruar dorëheqje.
Dimkov, i cili është deputet nga radhët e VMRO-DPMNE-së, në njoftim thekson se shpreh mospajtim me “kredibilitetin e vlerësuesve dhe kriteret e paqarta për vlerësim”, me çfarë, sipas tij, të rregulluar me subjektivitet gjatë vlerësimit, që “seriozisht ka ndikuar në zgjedhjen e kandidatëve”.
Ai thekson se nevojiten reforma në sektorin e sigurisë të cilat “do të rezultojnë me shërbime efikase dhe profesionale”. (Zekirja Mexhiti, TVM2)
