Maqedoni
Qyteti i Shkupit, 570 kontejnerë të rinj, 4 kamionë e 12 fshesa elektrike
01.10.2019 17:02
Qyteti i Shkupit furnizohet me 570 kontejnerë të rinj statik me standard më të lartë teknologjik në Evropë...

Përveç kontejnerëve janë blerë edhe 4 kamionë për mbledhjen e mbeturinave, 12 fshesa elektrike për hapësira publike dhe 10 mjete elektrike për pastrimin e trotuareve dhe shtigjeve për biçikleta.
“Sot ne kemi filluar të ndryshojmë plotësisht imazhin e qytetit tonë. Hap pas hapi në Shkup, ne do të ndalojmë të shohim kontejnerë të mbeturinave të hapura dhe plot me mbeturina, që përhapin një erë të pakëndshme rreth tyre dhe lënë përshtypjen e një qyteti të ndyrë. Këto janë makina më të shkëlqyera që janë me energji elektrike dhe nuk do të ndotin fare ajrin në qytetin tonë”,- deklaroi kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.
Automjetet janë të pajisura me një sistem të avancuar për grumbullimin e mbeturinave anësore dhe bashkë me to shkarkimin e kontejnerëve e bën vetë shoferi i automjetit, i cili do të shpejtojë dukshëm procesin e grumbullimit të mbeturinave komunale.
SEDAT SELIMI
