Maqedoni

Mesazhi i Samit për Ballkanin Perëndimor: BE t’i hapë dyert për RMV-në dhe Shqipërinë

01.10.2019 17:49

BE të mos lëshojë shansin dhe t’ju hap rrugën eurointegruese RMV-së dhe Shqipërisë...

Kjo ishte porosia e zyrtarëve ndërkombëtarë në Samitin për  integrimin e Ballkanin Perëndimor. Ish diplomati amerikan, Wess Mitchell, tha se Ballkani ka më shumë nevojë për praninë e ShBA-ve dhe me këtë të ndërpritet ideologjia anti-perëndimore që vjen nga Rusia dhe Kina. 
 
“Ne duhet si perëndim të dëshmohemi se shembujt pozitivë do të shpërblehen. Prespa ishte shembull pozitiv dhe duhet shpërblyer. Kjo ndikon pozitivisht në rajon, në dialogun Prishtinë–Beograd. Është moment i rëndësishëm për integrimin e plotë të Ballkanit Perëndimor në BE”,- tha ish diplomati amerikan, Wess Mitchell.
 
Ish kryetari i PE-së, Martin Shulc, fton Brukselin të mbledh guximin dhe t’i caktojë datë për bisedime Maqedonisë së Veriut. Ai nuk përjashton mundësinë për ndonjë taktikë të KE-së më 16 tetor. Sipas tij, deri në momentin e fundit nuk dihet qëndrimi i parlamenteve nacionale të vendeve të BE-së. 
 
“Përvoja ime në BE thotë “po”, sepse na duhet përparim, por nga ana tjetër vendet anëtare janë të pasigurt për vetë të ardhmen e BE-së. Nuk jemi të sigurt çka do të thotë Holanda, çka do të thonë parlamentet tjera”,- tha ish kryetari i PE-së, Martin Shulz.
 
Nëse Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk fillojnë bisedimet eurointegruese,  BE mund të ulë rolin e saj në politikën ndërkombëtare, tha ish kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras.
 
“Bashkimi Evropian duhet të miratojë datë për fillimin e bisedimeve  në Samitin e KE-së. BE duhet të ndërpresë me nacionalitetin e vet. Duhet të vazhdojë të promovojë paqe dhe stabilitet me fqinjët e saj. Me këtë do të mbyllen të gjitha mundësitë për konflikte në ish Jugosllavi”,- theksoi ish kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras.
 
Maqedonia e Veriut dëshmoi se nuk paraqet më problem rajonal dhe është e gatshme t’i bashkëngjitet familjes evropiane, thanë politikanët vendorë.
 
“Besoj se lajmi i mirë për fillimin e bisedimeve me BE-në do të ndikojë pozitivisht në tërë rajonin. Do të përcillet mesazhi se Ballkani Perëndimor është pjesë integrale e BE-së”,- theksoi kryeministri, Zoran Zaev.
 
“Samiti i BE-së do të jetë themel i idesë evropiane për rajonin. Nëse nuk miratohet vendim pozitiv, do të vihet në rrezik kredibiliteti i BE-së. Fillimi i bisedimeve do të jetë mundësi për ne të gjithë, për të  krijuar Evropë më stabile, më të sigurt dhe më prosperuese”,- theksoi zëvendëskryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani.
 
Në Samitin për Ballkanin Perëndimor organizuar nga  “Economist”, morën pjesë mbi 400 përfaqësues nga vendet e ndryshme botërore.
 
Panelistët u bashkuan në të njëjtën pikë, se Ballkani Perëndimor duhet sa më shpejt t’i bashkohet Bashkimit Evropian.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU