Maqedoni
Fillojnë bisedimet për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, Deskoska: Prioritet rekomandimet e OSBE-ODIHR-it. Milloshoski: Presim propozimet në tryezë
01.10.2019 18:04
Pushteti dhe opozita filluan bisedimet për ndryshimet në Kodin Zgjedhor...

Fillimisht do të shqyrtohen rekomandimet e OSBE-ODIHR-it, të cilat pritet të pranohen me konsensus dhe më pas kërkesat politike për ndryshim të mundshëm të modelit zgjedhor dhe formatin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.
LSDM mbetet në qëndrimin për një njësi zgjedhore dhe lista të hapura.
“Ka argumente që janë në favor të një njësie zgjedhore. Personalisht konsideroj se ato argumente duhet të pranohen edhe nga VMRO-DPMNE. Nëse kemi parasysh rejtingun dhe si janë pozicionuar tani, mendoj se u përshtat një njësi zgjedhore, megjithatë do të bisedojmë”,- tha ministrja e drejtësisë, Renata Deskoska.
Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski, nuk komentoi propozimin e Deskoskës. Presin që propozimi të vihet në tryezën e bisedimeve.
“Tani për tani nuk jam përfshirë në këto aktivitete pune. Kur do të marrim propozimin, do të deklarohemi”,- u shpreh deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski.
Qëndrimet fillestare të partive politike si në bllokun maqedonas po ashtu edhe në atë shqiptar janë të ndryshme.
Do të zgjidhet modeli me një njësi zgjedhore, me tre, tetë apo do të mbetet modeli aktual me gjashtë njësi zgjedhore, do të varet nga përllogaritjet e partive politike dhe relevanca e tyre në tryezën e bisedimeve. Gjithsesi vendimi duhet të merret me konsensus të gjerë.
Në bisedimet për ndryshimin e Kodit Zgjedhor do të përfshihen edhe organizata joqeveritare dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore.
Fokusi i bisedimeve do të jetë në pastrimin dhe përditësimin e Listës së zgjedhësve, fushata zgjedhore dhe financimi i saj, prezantimi mediatik i fushatës, si dhe zgjedhja e KSHZ-së dhe mënyra e funksionimit të saj.
Sa i përket përbërjes së KShZ-së, ekziston mundësi që ky trup të përbehet nga profesionistë, pa përfaqësues të partive politike.
Megjithatë nëse nuk arrihet konsensus mund të përmendet modeli aktual.
SHPËTIM NUREDINI
