Maqedoni

Rasti "Zhvatja", Apeli vendosi: Janeva mbetet në paraburgim

01.10.2019 18:33

Katica Janeva mbetet në paraburgim. Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesën e saj dhe ka vendosur që të njëjtës të mos i shqiptojë masë...

Katica Janeva mbetet në paraburgim. Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesën e saj dhe ka vendosur që të njëjtës të mos i shqiptojë masë alternative më të lehtë, por t’i vazhdojë masën e paraburgimit në burgun e Shutkës.

Gjykatësit në Këshillin Penal kanë vendosur që të anulojnë pikën dy si arsye për caktimin e paraburgimit, që ka të bëjë me ndikimin e të dyshuarës mbi dëshmitarë, pasi që siç kanë kumtuar më herët nga Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion, hetimi në pjesën e ndikimit të saj sa i përket rastit "Perandoria" ka përfunduar dhe ajo më nuk mund të ndikojë në dëshmitarë.

Arsyeja për vazhdimin e paraburgimit për Janevën, sipas Gjykatës së Apelit, është rreziku për arratisje.