Botë
Hong Kong, Policia qëlloi protestuesit
01.10.2019 19:27
Katër muaj protesta në Hong Kong morën një kthesë tjetër pasi Policia qëlloi protestuesit në Hong Kong ku po protestohet prej katër muajsh...

Raportohet se një burrë u qëllua ndërsa po protestonte në lagjen Tsuen Wan dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetë.
Ngjarja përshkallëzoi demonstratat pro-demokracisë që filluan në qytetin gjysmë-autonom kinez gati disa muaj më parë.
15 persona, të moshës 18 deri 52 vjeç, janë shtruar në spital. Përleshjet midis policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në zona të shumta në të gjithë Hong Kongun.
Incidenti ndodhi disa orë pasi Kina festoi 70-vjetorin e sundimit të Partisë Komuniste.
