Botë

Talibanët vrasin së paku 11 policë në Afganistan

01.10.2019 20:06

Së paku 11 policë u vranë nga një sulm i talibanëve në stacionin e tyre në provincën Balkh të Afganistanit...

Munir Ahmad Farhad, zëdhënës i guvernatorit të provincës, tha se një grup prej më shumë se 400 talibanësh me motoçikleta e sulmuan stacionin në qarkun Shortepa.
 
"Njëmbëdhjetë oficerë të policisë u vranë në sulm. Talibanët gjithashtu pësuan humbje të mëdha", tha Farhad.
 
Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, tha se kryengritësit e kanë marrë nën kontroll rrethin, por Farhad e mohoi këtë pretendim.
 
Sulmet e talibanëve kanë vazhduar edhe gjatë fushatës së zgjedhjeve presidenciale në Afganistan, që janë mbajtur më 27 shtator.
 
Paqja atje duket e largët, sidomos që nga tërheqja, javë më parë, e Shteteve të Bashkuara nga një proces i bisedimeve me talibanët, qëllim kryesor i të cilave ka qenë nënshkrimi i armëpushimit./evropaelire