Botë

Peruja zhytet në krizë politike

01.10.2019 20:44

Peruja është zhytur në krizë politike pasi presidenti, Martin Vizcarra e ka shpërndarë Kongresin...

Ligjvënësit e opozitës, të cilët janë shumicë në Kongres, thanë se shpërndarja paraqet një grusht shteti.
 
Ata e pezulluan presidentin Vizcarra dhe votuan që zëvendës-presidenti, Mercedes Araoz, të jetë president në detyrë.
 
Ndërkohë, Vizcarra dekretoi mbajtjen e zgjedhjeve të reja më 26 janar.
 
Krerët e forcave të armatosura dhe policia e kanë mbështetur Vizcarran, duke thënë se ata e njohin atë si president kushtetues dhe komandant i përgjithshëm.
 
Zyra e shtypit e presidencës gjithashtu publikoi një fotografi ku komandantët e ushtrisë, marinës, forcave ajrore dhe policisë morën pjesë në një takim të kryesuar nga Vizcarra në pallatin presidencial në Lima.
 
Mijëra njerëz u mblodhën gjithashtu jashtë ndërtesës së Kongresit për të treguar mbështetjen e tyre për të.
 
Por, ligjvënësit e opozitës thanë që Vizcarra tejkaloi fuqitë e tij kur e shpërndau Kongresin e zgjedhur në mënyrë demokratike.
 
Ata kënduan himnin kombëtar dhe nuk pranuan të largohen nga Kongresi ndërsa premtuan besnikërinë e tyre ndaj zëvendës-presidentit Araoz./evropaelire