Maqedoni
Parashikimi i motit
02.10.2019 09:04
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot relativisht i ngrohtë me vranësira të vogla....

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot relativisht i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale dhe me erë të dobët deri në mesatare kryesisht nga drejtimi jugor.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 24-31 gradë Celsius.
Në Shkup, moti do të jetë i ngjashëm, me diell me vranësira të vogla. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 13 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 30 gradë Celsius.
