Maqedoni

Gjukanoviq, për vizitë dyditore në RMV

02.10.2019 11:41

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, po qëndron për vizitë dyditore në Shkup....

Ai në vilën Vodno u prit me ceremoni të lartë shtetërore nga presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski. Pas takimi “tet-a-tet” mes dy presidentëve, do të vijojë mbledhja plenare e delegacioneve zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi. Po ashtu është paraparë edhe ceremoni e vendosjes së kurorave me lule nga ana e presidentit malazez në varrin e Goce Dellçevit, në kishën “Shën Spas” në Shkup.
 
Në kuadër të vizitës, Gjukanoviqi do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, dhe kryeministrin, Zoran Zaev.