Maqedoni

Sindikata e pavarur e Policisë, protesta për paga më të larta

02.10.2019 11:57

Nën organizim të Sindikatës së pavarur të Policisë, 100 automjete bllokuan rrugët e Shkupit me kërkesën për paga më të larta të policisë...

Sindikata në fjalë kërkon të kthehet dinjiteti i policisë dhe të mos nënvlerësohen zyrtarët policorë, prandaj organizon protesta, me bllokimin e disa rrugëve të Shkupit me 100 automjete.
 
Një pjesë e protestuesve ishin të punësuar në Policinë pyjore, apo në Policinë e burgjeve, të cilët bllokuan për 15 minuta segmentin rrugor që kalon pranë TVM-së, prej ku automjetet iu drejtuan Lidhjes së Sindikatave, ku dërguan një letër. Kërkesë kryesore është marrëveshja kolektive dhe rritja e pagave për 25% për nëpunësit policorë.