Botë

Uashingtoni: Rusia t’ia kthejë Krimesë statusin e saj

16.09.2014 12:01

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë thënë se Uashingtoni nuk do të njeh zgjedhjet ruse që janë mbajtur gjatë fundjavës në Krime...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë thënë se Uashingtoni nuk do të njeh zgjedhjet ruse që janë mbajtur gjatë fundjavës në Krime, vend që u aneksua nga Rusia në muajin mars.

Në një konferencë në Uashington, të mbajtur të hënën, zëdhënësja e departamentit të shtetit, Marie Harf, ka kërkuar nga Rusia që t'ia kthejë Krimesë të drejtën e saj statusore si pjesë e Ukrainës.

Harf, po ashtu ka shprehur shqetësimet e SHBA-së lidhur me faktin se qytetarët e Ukrainës në Krime po i detyrojnë që të dorëzojnë pasaportat e tyre ukrainase dhe të pajisen me ato ruse.