Maqedoni

Filloi fushata “Lojërat interaktive, sportive, argëtuese”

16.09.2014 13:51

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi dhe ambasadori britanik Çarlls Garet, në Manastir e promovuan fushatën...

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdylaqim Ademi dhe ambasadori britanik, Çarlls Garet, në Manastir e promovuan fushatën “Lojërat interaktive, sportive dhe argëtuese” si pjesë e projektit “Të gjithë jemi të njëjtë”. 
 
“Qëllimi i kësaj fushate e cila startoi nga shkolla fillore “Stiv Naumov”, kurse është dedikuar për nxënësit prej 6 deri në 11 vjeç, është promovimi i konceptit punë ekipore dhe lojëra korrekte”, theksoi me këtë rast ministri Ademi.  
 
Përmes shoqërimit të përbashkët, nxënësit do të mësojnë për vlerat kulturore të të gjithë njerëzve të cilët jetojnë në shtetin tonë, me çfarë në mënyrë më të rëndomtë do t’i mposhtin, e me këtë edhe do t’i respektojnë të gjitha segmentet e shoqërisë së integruar, shtoi më tej ai. 
 
„Nga librat prej të cilave mësohet në shkolla, ka tema për zhvillimin e kompetencave ndërnjerëzore, ndërkulturore, sociale dhe shoqërore. Por, është shumë e dobishme të përmbushen njohuritë edhe përkundër modelit të këtillë jashtëmësimor, i cili përbëhet nga aktivitete interaktive dhe interdisiplinore për edukimin në fusha sikurse është mbizotërimi i së drejtës, të drejtat themelore njerëzore dhe të respektimit të llojllojshmërive. Model i cili është komplementar me aktivitetet rrjedhëse shkollore dhe i cili e përmbush programin rrjedhës mësimor”, tha Ademi. 
 
Lojërat argëtuese dhe ato sportive, interaktive, do të realizohen në 21 shkolla nëpër tërë Maqedoninë dhe do të përfshijnë 8.000 fëmijë dhe 320 arsimtarë nga përkatësi të ndryshme etnike. Fushata mbështetet nga Ministria për Arsim dhe Shkencë, Ambasada Britanike dhe  implementohet nga Shoqata e Qytetarëve “OHO”.