Maqedoni
Izairi: Dënime për ndotësit e mëdhenj të ajrit
16.09.2014 14:59
Afrohet afati i fundit për plotësimin e kushteve ekologjike, i cili detyron ndotësit e mëdhenj në vend...

Afrohet afati i fundit për plotësimin e kushteve ekologjike, i cili detyron ndotësit e mëdhenj në vend, “Makstil” dhe “Jugohrom” , deri më 31 tetor, të instalojnë filtrat mbrojtëse të ajrit.
Ndonëse ligji i detyron kompanitë të montojnë këto filtrata në oxhaqet e tyre, “Jugohromi” ende nuk e ka filluar këtë procedurë obliguese ligjore . Ministri i ekologjisë Nurhan Izairi, për TVM -2 paralajmëron dënime konkrete nga 1 nëntori, ndaj të gjithë atyre kompanive të cileat nuk do të respektojnë ligjin.
“Ngrohtorja “Makstil’ është duke punuar intensivisht në këtë drejtim, ndërsa “Jugohrom-i” jo.Ata nuk i kanë plotësuar kushtet elementare për mbrojtjen e ajrit dhe nëse vazhdojnë kështu, qeveria do të jetë e obliguar të veprojë sipas ligjit . Ligji është i qartë, ai parasheh montimin e filtrave dhe nëse keëtë gjë nuk e kanë bërë, atëherë duhet ndërprejnë punën”, thotë ministri Izairi.
Por nuk janë fabrikat e mëdha të vetmet ndotëse të ajrit . Me fillimin e vjeshtës dhe sezonit të ngrohjes, do të rritet edhe përqindja e ajrit të ndotur mbi qytetet tona.
1/3 e ndotjes se ajrit shkaktohet nga automjetet e vjetra të importuara nga vendet europiane, por në ndotjen e ajrit ndikojnë edhe amvisëritë.
Ministri Izairi thotë se kjo gjendje do të permirësohet me ndalesen për hyrjen në RM të makinave me “euro 3”, ndalesë kjo që zyrtarisht pritet të fillojë vitin e ardshhëm.
“Ndalesa dukshëm do të përmirësojë gjendjen në shumicën e qyteteve të Maqedonisë. Nga viti i ardshhem kjo do te jetë si masë që do ta miratojë qeveria dhe do te ndikojë shumë pozitivisht në parandalimin e ndotjes së ambientit”, shton Izairi.
Realizimi i kritereve ekologjikë dhe montimi i filtrave mbrojtës nga ana e kompanive, është anuluar disa herë deri tani. Qytetarët e Maqedonisë vazhdojnë të thithin ajër të ndotur për shkak të mungesës së vullnetit të përfaqësuesve të kompanive për instalimin e filtrave mbrojtës adekuatë.
REXHEP QAMILI
