Botë

Uragani “Lorenzo”, një i vdekur, stuhia kërcënon Europën

02.10.2019 20:26

Uragani “Lorenzo” theu rekorde gjatë fundjavës kur u kthye në një stuhi të Kategorisë 5...

Uragani “Lorenzo” theu rekorde gjatë fundjavës kur u kthye  në një stuhi të Kategorisë 5, më e forta për veriun dhe lindjen në Oqeanin Atlantik. “Lorenzo” u shndërrua më pas në uragan të Kategorisë 2, por ka akoma ndikim vdekjeprurës.

Ekipet e  kërkim-shpëtimit, ende nuk i kanë braktisur kërkimet e nisura që nga fundi i javës së kaluar për ekuipazhin e zhdukur të një varke që u përmbys në Atlantik dhe ra në vorbullën e stuhisë.

Një anëtar i ekuipazhit është konfirmuar i vdekur. Tre janë shpëtuar , ndërsa dhjetë të tjerë,  ende konsiderohen  të humbur. “Lorenzo” i është drejtuar Europës,  tashmë.

Duke shkaktuar probleme të shumta teksa kalonte  pranë  Azores, ku solli rryma uji kërcënuese dhe erëra të fuqishme. Uragani është  dobësuar megjithatë në një stuhi ekstra-tropike gjatë rrugëtimit të tij në veri, ku goditi  Irlandën dhe Anglinë.

Në arikpelagun portugez, valët e detit arritën në 25 metra lartësi, shkollat janë mbyllur dhe njerëzit janë këshilluar të kenë kujdes.