Lind foshnja e parë nga qeliza e vezës së ngrirë
Mjekësia në vend, bën edhe një hap të madh përpara.........

Në Spitalin “Re Medika”, lindi foshnja e parë nga qeliza e vezës së ngrirë. Në tre vitet e fundit, në këtë institucion janë implementuar procedura për ngrirjen dhe ruajtjen e qelizave vezë për fertilizimin “In vitro”.
“Përkushtimi dhe puna jonë ka rezultuar me lindjen e foshnjës së parë nga qeliza vezë e ngrirë. “Re medika”, me sukses e realizoi këtë metodë, me ç’rast pacientëve iu dha mundësia që të ruajnë qelizat e tyre vezë për shfrytëzim të mëvonshëm”, thotë shefi i Repartit të Gjinekologjisë, Gligor Dimitreov.
Qëllimi i kësaj metode është që të ndiqen të gjitha metodat botërore, të cilat kontribuojnë në zgjidhjen e problemit të sterilitetit, thonë mjekët.
“Për realizimin e qëllimeve tona, ne i kemi të gjitha parakushtet. Kemi ekipe mjekësore të trajnuara, pajisje bashkëkohore dhe punojmë që t’i arrijmë trendet botërore”- thotë përgjegjësi i Qendrës “ In Vitro”, Zoran Petanovski.
Qeliza vezë e ngrirë ruhet në laboratorë të sofistikuar, në temperaturë prej -196 gradë celsius dhe kjo do tu ndihmojë çifteve të cilat e kanë prolonguar martesën ose kanë ndërtuar karrierë, që edhe në moshë të vonshme përmes kësaj metode të realizojnë dëshirën e tyre për familje. (Flutura Latifi, TVM2)
