Holanda kritike ndaj Shqipërisë, e vlerëson RMV-në
Holanda me vlerësim se Maqedoninë e Veriut...

Holanda me vlerësim se Maqedoninë e Veriut, ka arritur më shum në rrugën eurointegruese se sa Shqipëria vlerëson kryeministri holandez Mark Rute, duke u prononcuar lidhur me vendimin për përcaktimin e datës për fillimin e negociatave me BE-në.
Këto komente kryemisnitri belg Rute i bëri mbrëmë në Berlin ku është takuar me kancelaren gjermane Angela Merkel.
I pyetur për qëndrimin e vendit të tij lidhur me këtë temë, ai tha se në vendin e tij dhe anëtareve të tjera të BE-së ekziston shqetësim i madh rreth Shqipërisë, ndërsa më pak rreth Maqedonisë së Veriut.
“Pyetemi, sa progres është arritur në Shqipëri, dhe për shkak të kësaj jemi shumë të shqetësuar. Për këtë do të bisedojmë edhe me partnerët evropianë në javët në vazhdim sepse në të vërtetë jemi të shqetësuar për vëllimin e progresit që është arritur. Maqedonia e Veriut ka mbërritur më shumë se Shqipëria, por do të bisedojmë për këtë”, tha Rute.
Sa i përket Gjermanisë Bundestagu javën e kaluar i dha dritë të gjelbër qeverisë për fillimin e negociatave edhe për Maqedoninë e Veriut edhe për Shqipërinë.
Vendimin e sajë ende nuk e ka dhënë edhe Franca por pritet që presidenti Emanuiel Makron personalisht të vendosë nëse do të japë dritë të gjelbër për të dyja vendet.
