Maqedoni

Afati i tretë i regjistrimit në USHT

16.09.2014 15:05

Në universitetet publike në vend ku ka ende vende të lira, prej sot ka filluar afati i tretë i regjistrimit...

Vende të lira për regjistrim të studentëve ende ka edhe në USHT.  Sipas prorektorit për arsim, prof.dr. Fehari Ramadanit, gjatë afatit të tretë , USHT ka shpallur konkurs për pranimin e 2.500 studentëve.
 
“Gjatë dy afateve të para  të konkursit për regjistrim në Universitetin Shtetëror të Tetovës, kanë konkuruar rreth 4 mijë studentë, prej të cilëve rreth 3.500 student janë regjistruar si  studentë  të rinj në vitin akademik 2014/2015. Për afatin e tretë,  i cili është hapur sot dhe zgjat deri ditën e premte, pra nga data 16 deri më 19 shtator, ka rreth 2.500 vende të lira . Besojmë se pjesa më e madhe e këtyre vendeve të lira do të plotësohet gjatë këtij afati të tretë të regjistrimit”- deklaroi prorektori për arsim i USHT-së, prof.dr. Fehari Ramadani.
 
Sipas tij , interesim i madh i studentëve të rinj është vërejtur edhe në degët e disperzuara të USHT-së , në të cilat tanimë  shumica e vendeve është plotësuar.
 
MIFTAR EMINI