Maqedoni

Tenderi për Qendrën e re klinike, Filipçe: Të bisedojmë me ofertuesit, pastaj detajet. Ikja e mjekëve nga spitalet shtetërore, Filipçe: Cilido që dëshiron, mund të kthehet

03.10.2019 16:17

Në fazën e parë të tenderit për ndërtimin e Qendrës së re Klinike në Shkup...

Në fazën e parë të tenderit për ndërtimin e Qendrës së re Klinike në Shkup, që tashmë ka përfunduar, janë paraqitur partnerët potencialë dhe tashmë bëhet vlerësimi i ofertave, thotë ministri Filipçe.
 
Pas përfundimit të vlerësimit, në dy javët e ardhshme fillon faza e dytë, ajo e dialogut. 
 
“Sa do të zgjasë dialogu do të varet prej asaj me sa ofertues do të bisedohet, pas së cilës do të pasojë edhe publikimi zyrtar i procedurës së tenderit”,- tha ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.
 
I pyetur ndërkohë për ikjen e mjekëve nga sektori shëndetësor publik, ministri tha se cilido që dëshiron të kthehet është i mirëseardhur, e kjo vlen jo vetëm për kardiokirurgët. Theksoi se edhe në të ardhmen mund të shfrytëzohet kapitali privat ku ka nevojë.
 
“Dy spitalet private kane marrëveshje që mund të bëjnë ndërhyrje të tilla. Dhe kudo që bëhen ndërhyrje të tilla, Fondi i Sigurimeve Shëndetësore do të mbulojë shpenzimet”,- u shpreh ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.
 
Në pyetjen kush operon në Klinikën e Zhan Mitrevit, tha se ai institucion shëndetësor ka marrëveshje me kardiokirurgë nga Serbia.
 
GYLTENE SINANI