Maqedoni
Mickovski: 120 njësi zgjedhore, një raund zgjedhor. Modeli zgjedhor, Zaev: Një njësi zgjedhore dhe lista të hapura
03.10.2019 16:31
Kanë filluar bisedimet për ndryshime eventuale në Kodin Zgjedhor, megjithëse është herët për të folur për afrim qëndrimesh...

Aktualisht në takime është biseduar vetëm për rekomandimet e OSBE – ODIHR-it, por jo edhe për modelin zgjedhor, thotë kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Opozita propozon model të ri zgjedhor me 120 njësi dhe me një raund zgjedhor. Mickovski këmbëngul për zgjedhje të parakohshme.
“Nëse vërtet duan që qytetarët ta japin votën ashtu si duhet dhe vota të ketë rëndësi dhe të kemi zgjedhje demokratike, propozojmë 120 njësi zgjedhore dhe ai i cili në rrethin e parë do të fitojë më shumë vota, ai do të jetë përfaqësues i qytetarëve në Parlament. Do të ishte mirë për Zaevin që ta pranojë kërkesën për zgjedhje të hershme parlamentare. Unë ofrova muajin mars menjëherë pas mesit të tetorit, kur KE presim të vendos nëse do të marrim ose jo datë për fillimin e negociatave, ose vetëm një vendim me kusht. Të formojmë Qeveri teknike dhe t’i përgatisim institucionet për zgjedhje parlamentare”,- tha kryetari i VMRO-DMNE-së, Hristijan Mickovski.
LSDM mbështet modelin “një njësi zgjedhore”, por edhe me lista të hapura. Kryeministri Zaev thotë se vetëm kështu do të avancohet demokracia në vend.
“Jemi për një njësi zgjedhore dhe mund të mendojmë edhe për lista të hapura, përkatësisht do të mbështesim edhe listat e hapura. Premtimin e kishim për një njësi zgjedhore, sepse besojmë se vlera e votës do të jetë më dominuese, nuk humbin votat. Ne angazhohemi për një njësi zgjedhore, edhe pse LSDM si parti më e pozicionuar do të humbiste më shumë, por do të fitonte demokracia”,- u shpreh kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev.
BDI është për zbatimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it, por jo për ndryshimin e modelit zgjedhor proporcional me gjashtë njësi, të cilin e cilësojnë si modelin më të mirë për të garantuar përfaqësimin e komuniteteve të tjera në Kuvend. Integristët ndërkohë nuk janë kundër listave të hapura.
NAIM RAMADANI
