Maqedoni

Taksimi i fitimeve kapitale, Angellovska: Vullnet ka, po bëhen analiza

03.10.2019 18:19

Po shqyrtohet mundësia që të anulohet vendimi për taksimin e fitimeve kapitale dhe kamatave në depozita...

Ministrja e financave, Nina Angellovska, thotë se ekziston vullnet për një gjë të tillë, por njëherë duhet të bëhen analizat.
 
“Ka vullnet, jo vetëm në aspektin e mbështetjes së tregut të kapitalit, por edhe në aspektin e mbështetjes së efikasitetit të implementimit. Pra, mënyra se si do të llogaritet, mënyra se si do të taksohet, për shkak se natyrisht bisedojmë për vendosjen e një sistemi efikas të implementimit të ndryshimeve tatimore të cilat do t’i miratojmë”,- deklaroi ministrja e financave, Nina Angellovska.
 
Taksimi i interesit dhe fitimeve kapitale, i cili pritet të fillojë në fillim të vitit të ardhshëm, parashikon që qytetarët të paguajnë 15% taksë mbi dividentët, taksën e kursimeve që ata mbajnë në bankë, nëse normat vjetore të interesit tejkalojnë 15 mijë denarë.
 
ERSAN PAJAZITI