Botë

Shqipëri, reforma zgjedhore përplas pushtetin me opozitën

03.10.2019 18:56

Përplasja mazhorancë-opozitë për reformën zgjedhore është zhvendosur në parlament...

Kryeministri, Edi Rama, këmbëngul se ajo do të jetë gati brenda vitit me ose pa opozitën. 
 
Por kryedemokrati Basha i është përgjigjur kryeministrit se reforma zgjedhore nuk mund të bëhet pa opozitën, pasi është kusht i Bundestagut gjerman.
 
Basha i tha Ramës se nëse nuk mund të zbatojë planin e opozitës duhet të largohet.
 
Miratimi i reformës zgjedhore është një nga 9 kushte që Gjermania i ka vendosur politikës shqiptare për çeljen e negociatave me BE, por duket se palët ende nuk kanë dritë jeshile për dialog.
 
LULJETA NDOKA