Botë

Paris, vrau 4 policë para stacionit, vritet agresori

03.10.2019 19:15

Katër zyrtarë të policisë franceze janë vrarë me thikë nga një person, jashtë selisë qendrore të policisë në Paris...

Katër zyrtarë të policisë franceze janë vrarë me thikë nga një person, jashtë selisë qendrore të policisë në Paris, raportojnë mediat franceze.

Sulmuesi, i cili u raportua të ishte anëtar i stafit brenda ndërtesës, u qëllua për vdekje nga policia.

Zona në qendër të Parisit është mbyllur. Sulmi ndodhi rreth orës 13:00 në oborrin e ndërtesës së policisë, një ditë pasi policia franceze hyri në grevë në të gjithë vendin, për shkak të rritjes së dhunës ndaj oficerëve dhe rritjen e niveleve të vetëvrasjeve brenda forcës.