Majk Pompeo në RMV, takime me krerët e shtetit

04.10.2019 09:29

Sekretari amerikan i Shtetit, Majk Pompeo...

Sekretari amerikan i Shtetit, Majk Pompeo po  qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni. Në Ohër Pompeo do të realizojë takime me presidentin e Pendarovski dhe me kryeministrin Zaev.

Sipas departamentit Amerikan të Shtetit,  teme e bisedimeve me kreret e shtetit  eshte Marreveshja e Prespes SHBA-te kane theksuar se Marrëveshja e Prespës përbën një hap të jashtëzakonshëm të liderëve të Maqedonisë së Veriut dhe të Greqisë, për stabilizimin dhe prosperitetin e rajonit për tu bërë pjesë e NATO-s dhe BE-së. 

Nga DASH po ashtu kanë nënvizuar se SHBA-të janë të fokusuara në Ballkanin Perëndimor si një pjesë e rëndësishme stratgegjike e idesë për Evropën e Bashkuar. Pompeo gjatë qëndrimit në Ohër do të takohet me presidentin Stevo Pendarovski dhe kryeministrin Zoran Zaev, me zv/kryeministrin për çështje evropiane, Bujar Osmani, si dhe ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes, Nikolla Dimitrov dhe Radmilla Sheqerinska.

Pas Ohrit, sekretari amerikan do të udhëtojë për vizitë zyrtare në Athinë.