Seancë e re për “Monstrën”, shqyrtohen dëshmitë
Në seancën e sotme gjyqësore per rastin Monstra...

Në seancën e sotme gjyqësore per rastin Monstra, prokurorja Fatime Fetai kërkoi përgjigje konkrete nga ministria e drejtësisë se deri ku është procedura e ekstradimit të dy të akuzuarve në rastin “Monstra”, Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq, të cilët gjenden në Kosovë.
Duam të marrim informacion nga ana e ministrisë së Drejtësisë se a ka filluar procedura e ekstradimit, cilat janë hapat qëi ka ndërmarrë pala kosovare, ka thënë prokurorja Fetai sipas së cilës deri më tani të gjitha përgjigjet kanë qenë të njejta ndërsa procedura është në vijim e sipër, ka shtuar prokurorja Fetai. Fetai ka shtuar se për disa muaj mund të pritet edhe vendim përfundimtar për këtë rast andaj është e papranueshme një përgjigje e këtillë.
Takim me ministren e Drejtësisë Renata Deskovska kanë kërkuar edhe familjarët e viktimave.
Në seancën e re për rastin “Monstra”, e cila është në procedurë dëshmuese fillon publikimi i SMS-porosive dhe transkriptave tjera, të propozuara si dëshmi shtesë nga Prokuroria. Procesin gjyqësor e drejton gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa përfaqësues të akuzës janë Fatime Fetai dhe Gavril Bubevski.
