Tusk për Brexit, BE s’është e bindur me planin e Johnsonit
Bashkimi Evropian “nuk është i bindur” nga propozimet e kryeministrit britanik, Boris Johnson....

Bashkimi Evropian “nuk është i bindur” nga propozimet e kryeministrit britanik, Boris Johnson, për marrëveshjen për Brexit, apo daljen e Britanisë nga BE-ja.
Presidenti i Këshillit të BE-së, Donald Tusk, tha se ka biseduar në telefon me kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar, dhe se të dy ata janë skeptikë ndaj propozimeve të Johnsonit.
Një nga çështjet kryesore që e pengon marrëveshjen është e ardhmja e kufirit midis Irlandës Veriore – e cila është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar.
Sipas propozimeve të Johnsonit, Irlanda Veriore do të mbetej në tregun e BE-së për mallrat, por do ta linte bashkimin doganor.
Mosmarrëveshjet dhe paqartësitë, megjithatë, vazhdojnë për mënyrën se si do të duket kufiri midis Irlandës dhe Irlandës Veriore. Bisedime të reja në Bruksel do të vazhdojnë sot.
Britania duhet të largohet nga BE-ja më 31 tetor, nëse nuk kërkon zgjatje të afatit dhe nëse nuk i garantohet një e tillë.
