Ankara, migracioni temë e takimit mes Turqisë dhe Greqisë

04.10.2019 11:23

Ministrat e Turqisë dhe Greqisë u takuan sot në Ankara...

Ministrat e Turqisë dhe Greqisë u takuan sot në Ankara, në një kohë kur po rritet numri i migrantëve që mbërrijnë në brigjet e Turqisë dhe Greqisë.

Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu, ministri grek i Migracionit, Giorgos Koumoutsakos, si dhe komandanti i rojes bregdetare të Turqisë, diskutuan politikat e migracionit, njoftoi agjensia shtetërore e lajmeve, Anadolu.

Sipas marrëveshjes së vitit 2015, BE premtoi deri në 6 miliardë euro për mbështetjen e  refugjatëve dhe komunitetet pritëse në Turqi. Nga kjo shumë, janë shpërndarë 5,8 miliardë euro.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka kërcënuar vazhdimisht se do të lejojë sirianët të hyjnë në Europë, duke u shprehur se Ankaraja nuk mund të përballojë më shumë refugjatë.

Qeveria greke deklaroi të hënën se synon të rikthejë në Turqi 10 000 migrantë në fund të vitit 2020.