Raketat “Javelin”, SHBA-të i shesin Ukrainës raketa anti-tank

04.10.2019 11:40

Javelin është i vogël, i lehtë dhe konsiderohet një nga raketat më të rrezikshme....

Javelin është i vogël, i lehtë dhe konsiderohet një nga raketat më të rrezikshme. Ai e kërkon objektivin në mënyrë të pavarur. Me 150 armë të tilla antitank e furnizon tani SHBA qeverinë në Kiev.

SHBA e mbështesin që nga viti 2014 Ukrainën, pasi Rusia aneksoi Gadishullin e Krimesë.

Ky tip është një raketë mbrojtëse e re e prodhuar nga Raytheon dhe Lockheed, dhe mundet që në distancë të madhe të përdoret kundër tankeve, automjeteve të blinduara dhe bunkerëve.

Në luftën në Lindje të Ukrainës, kjo shihet si një avantazh, për shkak se luftimet zhvillohen në rajone shumë të populluara.

Miratimi bëhet dy javë pas bërjes publike të aferës së Ukrainës në Uashington.

Demokratët akuzojnë presidentin Trump, se e ka vënë Selenskyjn nën presion për të ndikuar hetime kundër rivalit të tij, Joe Biden.