Maqedoni
Marrëveshja me Serbinë, reagon PDSH
16.09.2014 15:49
PDSH ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Serbisë për përfaqësim të përbashkët diplomatiko – konzular...

“Në situatën kur vetëm para disa ditëve në samitin e NATO-s në Uells, Maqedonia jo që nuk mori ftesë për anëtarësim, por as që u përmend, apo në pritje të raportit negativ pas disa ditësh nga ana e Komisionit Evropian, qeveria e Maqedonisë si duket veçmë e ka gjetur alternativën – Integrimin Pansllavist”, tha sot në një pres konferencë Sadije Iljazi nga PDSH.
Nga PDSH e dënojnë ashpër këtë veprim të qeverisë duke e cilësuar të njejti si nënçmuese për shqiptarët.
