Maqedoni

Kuvend, deputetët informohen për punën e ASK-së

04.10.2019 17:07

Në seancën e Komisionit për Mbikëqyrjen e Punës së Agjencisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe të Agjencisë për Kundërzbulim në Kuvend...

Në seancën e Komisionit për Mbikëqyrjen e Punës së Agjencisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe të Agjencisë për Kundërzbulim në Kuvend prapa dyerve të mbyllura, drejtori i Agjencisë, Eroll Musliu, ka informuar anëtarët e Komisionit për ndryshimet e kuadrove dhe gjendjen në Agjenci.
 
Kryetari i Komisionit, Trajko Veljanovski, pa dhënë shumë detaje për shkak të karakterit të mbyllur të informacioneve, tha se janë njoftuar se do të përgatitet ligj i ri për punën e Agjencisë, i cili sipas rekomandimeve të NATO-s, duhet të miratohet deri në fund të vitit.
 
“Na informoi se do të përgatitet ligj i ri për Agjencinë për Zbulim, ligji i vjetër aktual është që nga viti 95 dhe sipas rekomandimeve të NATO-s duhet të miratohet deri në fund të këtij viti, ligji për Agjencinë për Zbulim.
 
Nga ana jonë si komision u rekomandua që të kyçen të gjitha subjektet politike, sidomos opozita në përgatitjen e ligjit për Agjencinë për Zbulim që të miratohet me konsensus pasi që është e rëndësishme për reformat që po bëhen të miratohen me konsensus”,- tha kryetari i Komisionit, Trajko Veljanovski.
 
Veljanovski gjithashtu informoi se komisioni do të mbikëqyrë punën e Agjencisë nga fundi i tetorit apo ka mesi i nëntorit.
 
NAIM RAMADANI