Maqedoni

Shilegov: Ndërtimet e paplanifikuara dëmtojnë mjedisin. Sugareski: Shkupi duhet të jetë një qytet i gjelbër

04.10.2019 18:36

Defektet që i ka mjedisi ku jetojmë janë për shkak të ndërtimeve të paplanifikuara...

Kështu vlerëson kreu i Shkupit, Petre Shilegov, i cili paralajmëron më shumë hapësira të gjelbra dhe trafik të planifikuar që do të sigurojë lëvizje të qëndrueshme urbane.
 
“Defektet mjedisore që i kemi janë për shkak të ndërtimeve të paplanifikuara. As unë dhe askush në strukturën politike të cilës i përkas nuk kemi thënë ndonjëherë se nuk do të ndërtohet, do të ndërtohet, mirëpo sipas planit. Në këtë fazë ne fillojmë procesin e hartimit të një plani të përgjithshëm urbanistik përmes të cilit ne i identifikojmë pjesët e qytetit”,- tha kryetari i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.
 
Në linjë të njëjtë është edhe ministri i transportit.
 
“Në vizionin tim, unë e shoh Shkupin si një qytet të gjelbër me sipërfaqe shumë të hapura me gjelbërim, hapësira më funksionale publike, trafik të planifikuar, në atë mënyrë që do të sigurojë lëvizje të qëndrueshme urbane dhe infrastrukturë komunale që do të jetë plotësisht në funksion të sigurimit të një ambienti të pastër dhe të shëndetshëm”,- tha ministri i transportit dhe lidhjeve, Goran Sugareski. 
 
Me planin e përgjigjëm urbanistik koncentrim më të madh do të ketë në pjesën jugore të Shkupit, me qëllim që të shpëtohet Vodno nga mbindërtimi. 
 
SEDAT SELIMI