Maqedoni

Mjekë nga Turqia do të operojnë fëmijët me probleme në zemër

04.10.2019 19:08

15 mjekë nga Turqia, së bashkë me mjekë nga vendi, në Spitalin “Aci Badem Sistina”...

15 mjekë nga Turqia, së bashkë me mjekë nga vendi, në Spitalin “Aci Badem Sistina” do të operojnë fëmijët me probleme të zemrës. 
 
Operacionet do të mbulohen financiarisht nga Fondi për Sigurim Shëndetësor . Në pritje janë një numër i madh i fëmijëve me sëmundje të zemrës të cilët do të operohen së shpejti. 
 
“Pasi bëhet fjalë për shumë ekipe dhe bëhet fjalë për dy spitale që kanë frekuentim të madhe të oreacioneve, do të jenë në dispozicion çdo të diel, sipas nevojës. Për herë të parë ndodhem në një grup dhe kam kënaqësi që të kopjojmë në njëfarë mënyrë sistemin e tyre, normalisht me ndihmën e tyre ta implementojmë në Maqedoninë e Veriut dhe për herë të parë të kemi qendër të akredituar për kardiokirurgjinë e fëmijëve”,- tha specialisti në kardiokirurgjinë e fëmijëve, Vlladimir Çadikovski.
 
Qëllimi është që vendi të ketë qendër referente të trajtimit të sëmundjeve të zemrës tek fëmijët, jo vetëm në vend, por edhe në Ballkan.  
 
“Mjeku Çadikovski na i ka prezantuar planet për hapjen e repartit të tillë në “Sistina”. Ai ka përvojë të madhe dhe shumë vite ka punuar në kardikirurgjinë e fëmijëve, ku ka kryer më shumë se 400 operacione. Në Stamboll ka dy qendra dhe bashkë me prof. Ersinin kemi operuar më shumë se 15 mijë pacientë në 25 vitet e fundit”,- tha kardiokirurgu, Jusuf Kenan Jallcinbash.
 
“Do të bëjmë përpjekje maksimale që t’i ndihmojmë pacientët, do t’i ndihmojmë kolegët tanë nëpër spitale sa më shumë që mundemi”,- u shpreh kardiokirurgu nga Turqia, Ersin Erek.
 
  Ekipi i mjekut Çadikovski  kohë më parë është larguar nga Spitali “Zhan Mitrev”, siç tha ai, për shkak të kushteve joadekuate.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI