Maqedoni

Parashikimi i motit

05.10.2019 12:03

Në të gjithë vendin sot do të mbizotërojnë kthjellimet...

Në të gjithë vendin sot do të mbizotërojnë kthjellimet dhe herë pas here do të alternohen me vranësira. Megjithatë moti do të jetë i qëndrueshëm dhe mundësitë për reshje shiu janë të pakta. 
 
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-23 gradë Celsius.
 
Në Shkup dhe rrethinë do të kemi mot të ngjashëm, temperatura maksimale do të arrijë 22 gradë celsius.