Botë
Zgjedhje parlamentare në Kosovë, heshtje zgjedhore deri të dielën
05.10.2019 12:30
Kosova është në heshtje zgjedhore deri të dielën kur edhe mbyllën vendvotimet....

Partitë politike për 10 ditë kanë prezantuar ofertat e tyre para simpatizantëve të partive të tyre dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës. Në zgjedhjet e së dielës marrin pjesë 25 subjekte politike, të cilat garojnë për 120 vende në Kuvendin e Kosovës.
Fushata 10-ditshe ka kaluar pa ndonjë ekses. Rivalët politikë kanë akuzuar njëri tjetrin, duke shpalosur edhe ofertën e tyre qeverisëse. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve, e cila përmban 1 milion e 937 mijë e 868 votues, të cilët kanë mundësi të mund të votojnë në 2 547 vendvotime, ndërsa numri i qendrave të votimit është 895. Përndryshe, numri i personave që do të votojnë për herë të parë në këto zgjedhje është 111 733.
