Botë

Kosova voton në zgjedhjet e parlamentare

06.10.2019 12:23

Qytetarët e Kosovës me të drejtë vote, zgjedhin sot përfaqësuesit e tyre për përbërjen e re të Kuvendit...

Qytetarët e Kosovës me të drejtë vote, zgjedhin sot përfaqësuesit e tyre për përbërjen e re të Kuvendit, nga i cili do të zgjidhet më pas edhe qeveria e re e Kosovës me mandat katërvjeçar. Në këto zgjedhje, të drejtë vote kanë më shumë se 1 milion e 900 mijë qytetarë. Zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kanë njoftuar se të gjitha qendrat e votimit janë hapur në orën e paraparë, me përjashtim të disa qendrave të vogla që ka pasur vonesa të vogla. Raportohet se edhe në qendrat e votimit në Mitrovicën e Veriut, Zveçan dhe Leposaviç, procesi i votimit ka filluar me vonesë, pasi disa komisionerë serbë janë përplasur mes tyre për mënyrën e votimit. Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka bërë thirrje për kujdes nga të gjitha palët për mbarëvajtje të procesit. se çdo gjë që ndodh gjatë ditës do t’i faturohet Kosovës”.
 
Ndërkohë kanë votuar edhe krerët e politikës kosovare, të cilët në mesazhin  drejtuar qytetarëve nuk kanë thënë asgjë politike, por vetëm është bërë thirrje që të merret pjesë masivisht në votime.