Ekonomi
Zhvillimi ekonomik, Hoxha: Investimet kusht për biznese produktive
06.10.2019 15:13
Ekonomia e tregut në shoqërin përparimtare thotë se bizneset egasitojnë për konsumatorët dhe pa konsumator të kënaqur nuk ka biznese që arrijnë qëllimet e veta....

Viti ekonomik iparalajmëruar nga qeveria duket se mbeti nën hijen e zgjidhjes së poblemeve politike. Mos realizimi i investimeve kapitale, procedurat e komplikuara për thithje të fondeve për përkrahje të bizneseve dhe mosintervenimet në kohë nga ana e qeverisë,ka reflektuar negativisht dhe në krahun e punës dhe kuadrove profesionale. Si dështim i këtij viti deri në këto momente llogaritet mos realizimi I projekteve kapitale ku nga 423 milion euro në dispozicion për 7 muaj, janë investuar vetëm 100 mln euro. Nebi Hoxha nga OEMVP kërkon realizim sa më të shpejt të investimeve kapitale me qëllim rritjen e produktivitetit në bizneset vendore. Profesori Bujamin Bela thotë se qeveria me planifikimet është në rregull por jo dhe me realizimine tyre.
"Ne si biznes jemi të shqetsuar sepse investimet kapitale jan element kyc për një zhvillim konzistent sepse gjitha aprametrat janë të lidhura ngusht me investimet kapitale.gjithashtu investimet kapitale conform bpv në cdo vemnd në rajon janë në realism I sipër dhe nga ajo e planifikuara 426 mln do të arrijmë në realizim prej 50 përqind qëështë një vler minore dhe spe jemi n ë stagmin në realizim të investimeve kapitale në rajon dhe nivel botror dhe mendoj që kjo ndikon negativisht në klimën e biznesit", tha Nebi Hoxha, kryetar i OEMVP-së.
Zhvillimi ekonomik , Bela: Koha për t’u përforcuar efikasiteti
"Duke pasur parasysh se ktë vit nuk ka shkuar mir ekonomikisht duke pasur parasysh se kan ndikuar factor të ndryshëm posacërsiht në sferën politike kemi pasur cështje të pazgjidhura. Mosrealizimi I investimeve kapitale në mënyr të drejtpërdrejt nuk ka ndikim aq të madh sa në mënyr indirekte.mosefikasiteti bjen deri tek ngarkesat e mëdha tek ndërmarjet të cilët kanë ngarkesa në aspect të shpenzimeve gjëë që ndikon dhe në pagat e puntorve", tha Bujamin Bela, profesor universitar.
Pagat e punëtorëve Hoxha, Bela: Teknologjia dhe produktiviteti, kushti kryesor
Mungesa e avancimeve per punëtorët nga ana e pnëdhënësit, madje edhe mungesa e ngritjes në karrierë, ndikon në humbjen e ambicievs për të punuar, thotë më tej kreu I OEMVP-së Nebi Hoxha I cili shton se deri te humbja e vullnetit dhe entuziazmit për të punuar në rradhë të parë vjen nga paga nënçmuese që marrin në çdo sector.
"Paga minimale është mbijetesë dhe për të mbijetuar fuqia puntore është e domosdoshme që të ketë pagë që do të plotsojë nevojat elementare të një familje. Rritja e produktivitetit kërkon dhe fuqi puntore shtes dhe nëse I shofim gjitha këto paramenta del që sektori privat është I tanguar dhe ka gjasa të rrezikohet me vazhdimin e këtij trendi dhe për të ardhmen do të jemi të detyruar që të importojmë fuqi puntore nga lindja e largët. Mendoj që me rritjen e produktivitetit zbatimin e teknologjive të reja dhe me uljen e kostove në mund të arrijmë që në një numër të caktuar të puntorëve ta rrisim produktivitetin dhe me këtë të kemi vlerë më të madhe të fitimit me te cilin mund të arrijm dhe rritjen e pagës minimale", tha Hoxha.
"Është e patjetërsueshmë që si një strategji afatmesme apo afatgjat të bëhen intervenime së bashku me sektorin privat dhe me industrit që janëtë prekura se këtu duhet pasur parasysh se nëse tentojmë vetëm rritjen e pagave dhe jo njëkohësisht dhe produktivitetin atëherë paraqet problem dhe për bizneset", tha Bela.
Ngarkesat politike padyshim që kanë pasur reflektim ne ekonomi. Si në rritjen ekonomike ,indikatorët e papunësisë apo dhe rritjen e GDP-së, të gjitha këto kanë shtuar barren dhe kanë penguar ngritjen e efikasitetit si dhe ate për rritjen e pagave.
GAZMEND REXHEPI
