Maqedoni
VMRO–DPMNE akuzon LSDM-në për ngecje të investimeve te huaja
06.10.2019 16:23
VMRO-DPMNE pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare do të jetë partia që do të udhëheq qeverinë e re...

VMRO-DPMNE pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare do të jetë partia që do të udhëheq qeverinë e re, tha nënkryetari i partisë Aleksandar Nikolovski nga Ilindeni, në kuadër të bisedimeve për Rimëkëmbjen e Maqedonisë. Nikolovski vuri në dukje se tendenca e fundit e investimeve të huaja ka ngecur. Ai gjithashtu informoi se tre kompani që fillimisht investuan në vend, tani po largohen për të investuar në Serbi. Vlerëson se me këtë gjë humben gati dy mijë vende pune.
"Fatkeqësisht, këto tre vjet janë vite shkatërrimi dhe ngecje, vite në të cilat lulëzon korrupsioni dhe fundoset ekonomia. Vite në të cilat ne shohim raketë dhe korrupsion, ne shohim çanta plot para që shkojnë tek njerëzit afër qeverisë dhe në të njëjtën kohë shohim një ekonomi që fundoset dhe njerëz që largohen nga vendi. Kjo duhet të ndryshojë, dhe me idetë që presim nga qytetarët presim që kjo gjë të ndryshohet", tha Aleksandar Nikolovski, nënkryetari i partisë VMRO-DPMNE.
LSDM, kritikon bashkëpunëtorët strategjik të VMRO-së
Ndërkohë nga LSDM kritikojnë përbërjen e ekipit të ri të bashkëpunëtorëve strategjikë të VMRO DPMNE-së, veçanërisht Gordana Siljanovska Dafkovën dhe Igor Durlovskin.
"Nëse Gordana Siljanovska është për anulimin e Marrëveshjes së Prespës, nëse nuk ka vend për kandidatin e dështuar presidencial shqiptar në Republikën e Maqedonisë Veriore, atëherë nuk mund të pritet asgjë evropiane dhe progresive nga VMRO-DPMNE. Paraqitja e Igor Durlovskit në listë gjoja për të rimëkëmbë shtetin do të thotë një njoftim i ëndrrave për të kaluarën për të minuar demokracinë parlamentare në vend", tha Gordan Shutarov nga LSDM.
LSDM pretendon se lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski vazhdon duke mos pasur ide.
SEDAT SELIMI
