Maqedoni

Ali Ahmeti: Mbrëmë fitoi Kosova

07.10.2019 10:27

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, ka përgëzuar qytetarët e Kosovës....

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, ka përgëzuar qytetarët e Kosovës dhe partitë politike për mbarëvajtjen e procesit të votimit në ditën e djeshme. Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se mbrëmë fitoi Kosova, ndërsa në pritje të rezultateve përfundimtare uroi të gjithë fituesit e besimit të qytetarëve.
 
“Qytetarët e Republikës së Kosovës si dhe partitë e tyre politike demonstruan standarde europiane në mbarëvajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, si gjatë fushatës ashtu edhe në ditën e votimeve, por edhe në pranimin e vullnetit të sovranit. Përgëzimet më të sinqerta për të gjithë pjesëmarrësit dhe kontribuuesit në këtë proces kaq të rëndësishëm në kohëra vendimtare për Kosovën dhe rajonin. Mbrëmë fitoi Kosova, ndërsa në pritje të rezultateve përfundimtare, uroj të gjithë fituesit e besimit të qytetarëve”,- ka shkruar Ahmeti.