Maqedoni

Sela uron Kurtin për fitoren në zgjedhje

07.10.2019 11:38

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, uroi fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje...

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, uroi fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje përmes një statusi në rrjetin social Facebook: “Shqiptarët në Kosovë sot u përcaktuan për vlerën themelore të demokracisë, ndryshimin. Urime Vetëvendosje, urime Albin! Erdhi dita të mbash mbi supet e tua peshën e zhvillimit dhe progresit të Kosovës, të kthesh shpresën.”,- shkruan Sela në urimin e tij.