Maqedoni
Debat për Marrëveshjen e Prespës
07.10.2019 12:23
Mbahet sot panel debat me temë “Marrëveshja e Prespës – mësimet e dala gjatë negociatave diplomatike...

Mbahet sot panel debat me temë “Marrëveshja e Prespës – mësimet e dala gjatë negociatave diplomatike dhe perspektiva ndërkombëtare” në kuadër të Shkollës Rajonale për Diplomaci 2019. Në debat do të flasin ministri i punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov, euro-ambasadori, Samue Zhbogar, dhe profesoresha, Mrinela Kopa, nga universiteti në Athinë dhe ish anëtare e Parlamentiti Evropian.
Pjesëmarrësit e Shkollës së Diplomacisë Rajonale janë përfaqësues të vendeve të rajonit, respektivisht të vendeve që përbëjnë të ashtuquajturin “Procesin e Berlinit”, si dhe përfaqësuesit e sektorit të OJQ-ve. Shkolla e Diplomacisë Rajonale 2019, është një mundësi për të diskutuar çështje që janë të rëndësishme për bashkëpunimin rajonal, veçanërisht komponentin rinor të këtij bashkëpunimi. Këto çështje paraqesin një sfidë pozitive për ndërtimin e mëtejshëm të urave për të kapërcyer sfidat midis vendeve të rajonit, forcimin e rolit të shoqërisë civile dhe intensifikimin e komunikimit me institucionet shtetërore.
