Maqedoni
Shkup, ministri Ademi në takim me sindikalistët
07.10.2019 12:12
Sindikata e pavarur për arsim, shkencë dhe kulturë dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës...

Sindikata e pavarur për arsim, shkencë dhe kulturë dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sot duhet të ulen në tryezën negociuese, pasi skadoi afati shtatëditor që të hënën e kaluar ia dha MASh-it, kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedelkov.
Kohë më parë, Nedellkov paralajmëroi se nëse nuk pranohen kërkesat e tyre për rritjen e rrogave, do të ketë grevë të përgjithshme në shkollat fillore dhe të mesme. Ministri i Arsimit, Arbër Ademi, para disa ditësh, deklaroi se është optimist dhe se beson se marrëveshja me SAShK-un do të arrihet. Ai shtoi se nuk dëshiron të mendojë në skenare të këqija lidhur me paralajmërimin e Sindikatës për grevë të përgjithshme nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.
