Maqedoni

Kasami uron Kurtin për fitoren

07.10.2019 14:41

Kreu i lëvizjes Besa, Bilall Kasami, uron Albin Kurtin...

Kreu i lëvizjes Besa, Bilall Kasami, uron Albin Kurtin dhe Lëvizjen VETËVENDOSJE për fitoren e zgjedhjeve të së dielës.
 
“Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë ishin të një rëndësie shumë të veçantë. Maturia e qytetarëve që ju drejtuan kutive të votimit dhe e gjithë aktorëve politikë dëshmuan se ndajnë vlera evropiane, duke organizuar zgjedhje të lira dhe demokratike.
 
Fitorja bindëse e forcave opozitare në Kosovë tregoi se po vjen një frymë e re ndër shqiptarët, e cila besoj të vazhdojë edhe me një fitore të tillë të opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut në zgjedhjet e ardhshme!”, thuhet në urim.